Aktualitet

Hakmarrja vazhdon…Vritet me armë zjarri në Rrëshen kushëriri i Preng e Tonin Gjinit, 51-vjeçari Anton Keli vdes rrugës p

15 Dhjetor 2020, 17:27 Nga DOSJA
Hakmarrja vazhdon…Vritet me armë zjarri në Rrëshen

RRËSHEN– Rihapet dosja e hakmarrjes ndaj familjes Gjini në Mirditë! Pasditen e sotme është qëlluar për vdekje, djali i hallës së Tonin dhe Preng Gjinit, Anton Keli. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Malaj të Rrëshenit, vetëm pak metra larg banesës së Kelit.

Ky i fundit ishte brenda mjetit të tij, të cilin e përdorte si taksi, në momentin kur autorët i janë afruar dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. 51-vjeçari i ka mbijetuar plumbave të marrë dhe është nisur me urgjencë për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë. Plumbat e marrë i kishin prekur organet duke e bërë që të pamundur shpëtimin e tij.

Pas marrjes së sinjalizimit për vrasjen e ndodhur, Policia e Rrëshenit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë punën për krehjen e zonës për të kapur autorët e vrasjes.

Deri në këto momente të pakta janë informacionet për viktimën dhe të shkuarën e tij, por paraprakisht dyshohet se ekzekutimi i tij ka lidhje me historinë e hakmarrjes së familjes Gjini. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia as për një konflikt të çastit mes viktimës dhe autorëve.

Por si ka nisur kalvari i hakmarrjes në Mirditë? 

Gjithçka ka nisur në vitin 2016, para katër vitesh, vit kur u ekzekutua ish-drejtori i OSHEE-së Sajmir Jaku. Më pas në hakmarrje të Jakut dyshohet se është kryer edhe atentati i Gasper Reçit. Në 2017 vjen ekzekutimi i Kreshnik Gjinit, shqiptarit që punonte si kamarier në Belgjikë dhe njihej edhe si Niko K.. Vrasja e Gjinit dyshohet të jetë bërë si hakmarrje për atë të Gasperit. Pas vrasjes së Tonin (Armando) Gjinit, u qëllua për vdekjeme snajper edhe Kastrioti Reçi. Ndërsa në shtator të këtij viti iu vendos tritol poshtë makinës edhe Preng Gjinit, por ku i fundit ia doli të shpëtonte. Sot është shënuar viktima e rashës, kushëriri i dy vëllezërve Gjini. Për më shumë detaje (LEXO TË PLOTË KËTU)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anton keli rreshen vritet anton keli anton keli rreshen vritet anton keli

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 16:45

TIRANË- Sot është zhvilluar për të shtatën ditë radhazi protesta për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Q...