Aktualitet

U arrestua për korrupsion, Etilda Gjonaj pezullon shefen e shërbimit të provës Lindita Lelcaj

15 Dhjetor 2020, 17:15 Nga DOSJA
U arrestua për korrupsion, Etilda Gjonaj pezullon shefen e shërbimit

LAÇ– Është pezulluar nga puna shefja e shërbimit të provës Lindita Lelcaj. Pezullimin nga detyra për  Drejtoren e Shërbimit të Provës në Kurbin, e ka firmosur ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Lajmi është bërë i ditur nga në njoftim i Ministrisë, ku thuhet ndër të tjera se ky vendim është marrë duke qenë se ajo akuzohet për korrupsion.

‘Në vijim të informacioneve mbi ndalimin me urdhër të Prokurorisë Kurbin të shtetases Lindita Lelçaj me detyrë Drejtore e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Kurbin, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur urdhrin për pezullim të menjëhershëm nga puna”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Shefja e shërbimit të provës në Laç, Lindita Lelcaj, është ndaluar pasditen e sotme nga Policia e Lezhës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Lelcaj akuzohet për korrupsion.

Operacioni i zhvilluar për ndalimin e saj është zhvilluar pas mbylljes së hetimeve nga krimi ekonomik nën drejtimin e prokurorisë Kurbin. Nga hetimet nga rezultuar se Lelcaj manipulote provat për personat që ishin dënuar me “shërbim prove” nga Gjykata e Rrethit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohet lindita lelcaj pezullohet lindita lelcaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 16:45

TIRANË- Sot është zhvilluar për të shtatën ditë radhazi protesta për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Q...