Aktualitet

15 Dhjetor 2020, 16:45 Nga DOSJA

TIRANË- Sot është zhvilluar për të shtatën ditë radhazi protesta për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Qytetarë dhe aktivistë kanë dalë në shesh për të kërkuar drejtësi për Klodian Rashën, ndërkohë që policia ka marrë masat paraprake duke “blinduar”, sheshin.

Protestuesit vazhdojnë të  kërkojnë shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu dhe lirimin e të gjithë të arrestuarve nga protestat e mëparshme.  Ndërkohë, protestë ka pasur edhe në Durrës, por ndryshe nga ditët e tjera qytetarët kanë dalë me arkivol para Drejtorisë së Policisë ku dhe kanë kërkuar drejtësi për Klodianin. Në protestë policia ka shoqëruar 2 persona sakaq pjesën tjetër të turmës e kanë shpërndarë.

Prej 6 ditësh në të gjithë vendin janë zhvilluar protesta për vrasjen e Klodjanit ku në shumë raste situata ka agravuar në dhunë ndaj institucioneve dhe efektivëve të policisë. Ditën e djeshme situata ishte më e qetë dhe nuk zgjati më shumë se dy orë.

Rasha u vra në ngjarjen tragjike të mëngjesit të datës 8 dhjetor, kur 25 vjeçari është qëlluar për vdekje me armë nga polici. Ngjarja e rëndë solli reagime dhe protesta të shumta, të cilat degjeneruan në dhunë dhe shkatërrime në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e shtate per klodian rashen vrasja e klodian rashes protesta e shtate per klodian rashen vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll