Aktualitet

‘Ishte në siklet, po e prisnin 7-8 kolegë për protestë’/ Avokati Lapaj tregon takimin me një “Shqiponjë&

15 Dhjetor 2020, 16:36 Nga DOSJA
‘Ishte në siklet, po e prisnin 7-8 kolegë për

TIRANË– Vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj,  ka ndikuar tek e gjithë e Policia e Shtetit. Një rast e sjell edhe avokati Adriatik Lapaj, i cili tregon një histori të ndodhur ditën e sotme, në një shkëmbim në rrugë me një efektiv të të njëjtës njësi.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Lapaj shkruan se ishte shkëmbyer me efektivin, i cili i shqetësuar nga reagimi i avokatit ishte ndjerë në siklet. 

U shkëmbeva në parkim duke ecur në këmbë me një polic të forcave “Shqiponja”. Ishte si në siklet. Pak më tej po e prisnin 7-8 kolegë. Me gjasa po merrnin turnin për protestën. Tek po afrohej e pashë fort në sy…më foli me shumë respekt. Na duhet luftë e pakompromistë me elementet negativ në Policinë e Shtetit dhe mbështetje e pakufijshme për ata që e mbajnë me dinjitet atë uniformë. Kaq e thjeshtë është,”-shkruan avokati. 

Klodian Rasha u vra një javë më parë nga një efektiv i Policisë së Shtetit. Vrasja e tij solli dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe protesta masive nga qytetarët. Këta të fundit kërkojnë edhe lirimin nga detyra të kryepolicit, Ardi Veliu. Megjithatë kërkesa e tyre është hedhur poshtë nga kryeministri, Edi Rama. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lapaj vrasja e klodian rashes adriatik lapaj vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 14:58

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka postuar një video në Instagram aty ku shihet se poshtë pallatit të tij po kryhen punime.Në shkrim...