Aktualitet

Fjala e tij më me vlerë se kurrë! Kush është ‘i paidentifikuari’ me “Chevrolet ” që pa me sytë e tij vrasjen e Kl

15 Dhjetor 2020, 16:28 Nga DOSJA
Fjala e tij më me vlerë se kurrë! Kush është ‘i

TIRANË– Sot shënohet një javë nga vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha që tronditi vendin. 25-vjeçari u qëllua për vdekje nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj, pak pas mesnate. Publikimi i kamereve të sigurisë mbrëmjen e djeshme ka zbuluar një dëshmitar që deri më tani nuk kishte dalë “në dritë”.

Siç duket edhe nga kamerat e sigurisë në zonë, në vendngjarje ka qenë dhe një person i tretë, që ka shkuar i pari në vendngjarje, madje edhe para efektivit me iniciale E.GJ., i cili ishte në detyrë bashkë me Hadërajn. Bëhet fjalë për një person që kishte ndaluar para makinës së Policisë mejtin e tij tip “Shevrolet”. Ai u ndalua për verifikim nga dy efektivët dhe po kontrollohej deri në momentin që në pamje u shfaq 25-vjeçari Rasha.

Teksa efektivët u larguan në drejtime të ndryshme për të neutralizuar të riun e ndjerë, i ndaluari qëndroi në makinën e tij duke pritur efektivët. Ai ka dalë vetëm ku ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri dhe është afruar i parë në vendin ku Rasha dergjej pa jetë prej plumbave të marrë. Ai është thirru për të dëshmuar lidhur me ngjarjen, pasi është dëshmitar “kyç” për zbardhjen e gjithë ngjarjes së rëndë. Ai do të tregojë me përpikmëri gjithë çfarë ka parë atë natë, dëshmi që mund të lehtësojë ose rëndojë më tepër dënimin e efektivit të “Shqiponjave”.

Ndërkohë që deri më tani, Prokuroria ka marrë dëshminë e dy efektivëve që kanë qënë në turn, të cilët pretendojnë se kishin dëgjuar një zhurmë arme nga i riu dhe për këtë arsye, Hadëraj kishte shtënë. Gjithashtu edhe kamerat e sigurisë, do të japin “versionin e tyre” për ngjarjen.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nevaldo hadëraj vrasja e klodian rashes nevaldo hadëraj vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 14:58

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka postuar një video në Instagram aty ku shihet se poshtë pallatit të tij po kryhen punime.Në shkrim...