Aktualitet

Ndryshimet në ligj/ Kush janë 43 ‘kokat’ e drejtësisë së re që përfitojnë pensione të posaçme dhe 21 paga pas larg

15 Dhjetor 2020, 16:16 Nga DOSJA
Ndryshimet në ligj/ Kush janë 43 ‘kokat’ e

TIRANË– “Kokat” e drejtësisë së re do të përfitojnë pensione të veçante shtetërore ashtu si krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Referuar disa ndryshimeve dhe shtesave në ligjin nr.8097, të publikuar në vitin 1996, drejtuesit e organeve të drejtësisë do të përfitojnë privilegje, ku përcaktohen edhe 21 paga pas largimit nga detyra. Grupi i parë, i cili përfshin: Kryetarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit; Komisionerin Publik; Kryetarin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; Kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor;
Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe drejtuesin e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas largimit nga detyra do të marrin 3 paga të plota mujore dhe më pas për deri më 3 vite do përfitojnë 50% të pagesës së tyre. Ndërsa pas mbushjes së moshës 55 vjeç ose para kësaj moshe, kur deklarohet invalid, marrin pension shtetëror suplementar 25 për qind e pagës referuese dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi 2 vite pune.

Ndërsa në grupin e dytë ku përfshihen: gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit; anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor; anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë; Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe drejtori i Shkollës së Magjistraturës, pas largimit nga funksioni marrin 2 paga mujore dhe më pas përfitojnë 50% të pagës referuese, jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga detyra. Po ashtu përfitojnë pension shtetëror 20% të pagës referuese dhe 5 për qind më shumë për çdo vit shërbim mbi këto 2 vjet shërbim. Ndryshimet në ligj janë dërguar në Kuvend për miratim në seancat e ardhshme plenare.

EMRAT DHE POSTET QË PËRFITOJNË:

-Grupi i parë

1. Kreu i SPAK, Arben Kraja

2. Kreu i KLP, Gent Ibrahimi

3. Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami,

4. Kryetarja e KPA, Albana Shtylla

5. Kryetarja e KPK, Pamela Qirko

6. Komisioneri publik Darjel Sina

7. Komisioneri publik Florian Ballhysa

-Grupi i dytë

1. Ardian Hajdari, KPA (Veting)

2. Ina Rama, KPA (Veting)

3. Natasha Mulaj, KPA (Veting)

4. Rezarta Schuetz, KPA (Veting)

5. Sokol Çomo, KPA (Veting)

6. Genta Tafa (Bungo), KPK (Veting)

7. Lulzim Hamitaj, KPK (Veting)

8. Olsi Komici, KPK (Veting)

9. Roland Ilia, KPK (Veting)

10. Valbona Sanxhaktari, KPK (Veting)

11. Suela Zhegu, KPK (Veting)

12. Xhensila Pine, KPK (Veting)

13. Alma Faskaj (Vokopola), KPK (Veting)

14. Brunilda Bekteshi (Vasha), KPK (Veting)

15. Etleda Çiftja, KPK (Veting)

16. Firdes Shuli, KPK (Veting)

17. Alfred Balla, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

18. Bujar Sheshi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

19. Esmeralda Cami, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

20. Kostaq Beluri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

21. Nurihan Seiti Metaj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

22. Sander Beci, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

23. Tartar Bazaj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

24. Vatë Staka, Këshilli i Lartë i Prokurorisë

25. Maksim Qoku, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

26. Alban Toro, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

27. Brikena Ukperaj, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

28. Brunilda Kadi, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

29. Dritan Hallunaj, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

30. Erjon Muharremaj, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

31. Fatmira Luli, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

32. Ilir Toska, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

33. Marçela Shehu, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

34. Medi Bici, Këshilli i Lartë i Gjyqësor

35. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani

36. Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi

Lexoni të plotë dokumentin këtu

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtesia e re ndryshimet ne ligj drejtesia e re ndryshimet ne ligj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 14:58

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka postuar një video në Instagram aty ku shihet se poshtë pallatit të tij po kryhen punime.Në shkrim...