Aktualitet

“Certifikata e pronësisë do ju vijë ndryshe”/ Kadastra shqiptare bën njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

15 Dhjetor 2020, 16:10 Nga DOSJA
“Certifikata e pronësisë do ju vijë ndryshe”/

TIRANË– Këshilli i Ministrave ka vendosur ndryshimin e certifikatës së regjistrimit të pronësisë.

Lajmin e ka dhënë Kadastra shqiptare, e cila ka publikuar vendimin dhe  sqaron se kjo është bërë për të paraqitur në mënyrë më të saktë dhe më të plotë të dhënat kadastrale referuar dokumentacionit tekniko-ligjor.

Njoftimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

Të nderuar qytetarë! Mos u shqetësoni nëse fragment harte kadastrale, kartelë e pasurisë së paluajtshme apo çertifikata e regjistrimit të pasurisë do t‘ju vijë ndryshe! Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 782, date 7.10.2020 “PER MIRATIMIN E MODELEVE TE AKTEVE KADASTRALE DHE TE DHENAVE NE PERMBAJTJE TE HARTES KADASTRALE“, kanë ndryshuar modelet e këtyre dokumenteve, por edhe të tjera që lëshohen nga Agjensia Shtetërore e Kadastrës.Bashkëlidhur gjeni këtu edhe Vendimin e KM-së dhe dokumnetet që do të vijnë ndryshe në formë, por jo në përmbajtje:

http://80.78.70.231/pls/kuv/fp=201:Vendim%20i%20KM:782:07.10.2020

Nëpërmjet kësaj kartele të re, synohet të bëhet paraqitja më e saktë dhe e plotë e të dhënave kadastrale, referuar domunentacionit tekniko-ligjor të përcaktuar në Ligjin 111/2018 dhe ligjin 20/2020 për proceset kalimtare. Ky ndryshim vjen për saktësimin e të dhënave të Pasurive të Palujtshme për pronarët / personat fizikë dhe/ose persona juridik.Këtu do të gjeni edhe modelin e ri të këtyre dokumenteve që kanë ndryshuar. Do t‘ju luteshim të na mirëkuptoni për kohën që do të marë ky ndryshim, pasi çdo gjë e re kërkon kohën e saj për t‘u mësuar, si nga qytetarët që apikojnë por edhe punonjësit e Kadastrës që do kenë një tjetër format.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kaskada shqiptare ndryshon certifikata e pronesise kaskada shqiptare ndryshon certifikata e pronesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 14:58

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka postuar një video në Instagram aty ku shihet se poshtë pallatit të tij po kryhen punime.Në shkrim...