Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 12 viktima dhe 809 raste të reja me Covid-19, regjistrohen në 24 orët e fundit

15 Dhjetor 2020, 15:57 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 12 viktima dhe 809

TIRANË- 1,028 viktima, 23  mijë e 96 të infektuar aktivë dhe  25 mijë e 876 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 12 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Saranda dhe 1 qytetar nga Kukësi, të moshave 63-78 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 1,028 . Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2711 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 809 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 276 raste në Tiranë, 88 raste në Shkodër, 37 raste në Elbasan, 30 raste në Krujë, 28 raste në Sarandë, 27 raste në Fier dhe Berat, 24 raste në Mirditë, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kavajë dhe Korçë, 20 raste në Kuçovë, 18 raste në Durrës dhe Vlorë, 14 raste në Has, 13 raste në Pogradec, 12 raste në Mat, 10 raste në Kurbin dhe Dibër, 9 raste në Kukës, 8 raste në Malësi e Madhe dhe Gjirokastër, 6 raste në Tepelenë dhe Përmet, 5 raste në Devoll, 4 raste në Pukë, Tropojë, Mallakastër dhe Skrapar, 3 raste në Kolonjë dhe Gramsh, 2 raste në Peqin dhe Delvinë, 1 rast ne Librazhd dhe Bulqizë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 426 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 25.876 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

COVID-19 – Statistika (15 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 809

Të shëruar ne 24 orë 551

Të shtruar në spitale 426

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 2711

Testime totale 226.495

Raste pozitive 50.000

Raste të shëruara 25.876

Raste Aktive 23.096

Humbje jete 1028

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12327

Fier 1757

Durrës 1410

Shkodër 1207

Vlorë 1147

Korçë 1131

Elbasan 970

Berat 910

Lezhë 871

Gjirokastër 544

Kukës 470

Dibër 352

(A.k.dosjaa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 14:58

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka postuar një video në Instagram aty ku shihet se poshtë pallatit të tij po kryhen punime.Në shkrim...