Aktualitet

“Sa shumë me rob shtëpie!”/ Ç’po ndodh brenda qelive të paraburgimit, dalin PAMJET tronditëse, dhomat të tejmbushura

15 Dhjetor 2020, 15:48 Nga DOSJA
“Sa shumë me rob shtëpie!”/ Ç’po ndodh brenda

TIRANË– Publikohen për herë të parë pamje nga qelitë e paraburgimit në Komisariatet e Tiranës, ku mbahen të izoluar adoleshentë dhe të rinj që morën pjesë në protestat për vrasjen e Klodian Rashës. Pamje të xhiruara nga vetë të paraburgosurit kanë përfunduar në dorë të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili i ka postuar në rrjetet e tij sociale. Teksa kreu i qeverisë firmos ligje dhe masa për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 veta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në qeli ndodheshin 15 të rinj.


2,3,6,7, sa veta janë të gjithë vëlla? 15 veta. Kaq shumë me rob shtëpie,“-thotë i riu që po filmon me kamera.

Kaq shumë të izoluar në një dhomë, rrezikon që Komisariatet të kthehen në pika infektimi, duke rrezikuar të rinjtë por edhe efektivët e Policisë së Shtetit.

“Edvin Kristaq Xhelati po perdor si arme kunder kryengritesve te rinj guximtar perveç gazit helmues, shkopinjve, topave me uje edhe bomben biologjike covid19 duke futur ne qelite e tij te krimit 15-50 kryengrites guximtar qe si kundershtar politik kerkon ti infektoje me covid19. Krim i shemtuar! ps: I ati i Edvinit, Kristaq Xhelati firmoste varjen ne litar te disidentit poet Havzi Nela si kundershtar politik, i biri 32 vjet me vone perdor virusin covid19 kunder kundershtareve te pamposhtur kryengrites,”-shkruan Berisha.

 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protestat per klodian rashen sali berisha protestat per klodian rashen sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 14:58

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka postuar një video në Instagram aty ku shihet se poshtë pallatit të tij po kryhen punime.Në shkrim...