Aktualitet

Para për të mos kryer dënimin/ Ndalohet nga policia shefja e shërbimit të provës në Laç, Lindita Lelcaj. ‘Krimi ekonom

15 Dhjetor 2020, 15:19 Nga DOSJA
Para për të mos kryer dënimin/ Ndalohet nga policia shefja e

LAÇ- Shefja e shërbimit të provës në Laç, Lindita Lelcaj, është ndaluar pasditen e sotme nga Policia e Lezhës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Lelcaj akuzohet për korrupsion.

Operacioni i zhvilluar për ndalimin e saj është zhvilluar pas mbylljes së hetimeve nga krimi ekonomik nën drejtimin e prokurorisë Kurbin. Nga hetimet ka rezultuar se Lelcaj manipulote provat për personat që ishin dënuar me “shërbim prove” nga Gjykata e Rrethit.

Në këmbim të shumave të konsiderueshme monetare, vlera ekzakte e të cilave nuk është bërë me dije, punonjësja e Policisë jepte verifikime për persona që ndodheshin jashtë vendit dhe nuk e kryenin detyrën e tyre. Mësohet se edhe në momentin e ndalimit, ajo është kapur me një sasi të konsiderueshme parash, të cilat nuk i kishte të justifikuara.

Pas informacioneve të marrë, Krimi Ekonomik ka nisur hetimet dhe duke siguruar disa përgjime nga persona të infiltruar ka vendosur prangosjen e saj për ta përballur me drejtësinë. 

Megjithatë ende nuk dihet se me të cilat akuza do të përballet apo nëse ajo do të arrestohet apo ndiqet ne gjendje të lirë. Gjithashtu nuk dihet se cilët janë “të favorizuarit” e Lelcajt, pasi në rrugë zyrtare ende nuk është publikuar asnjë e dhënë për dosjen e saj. 

Ndërkohë, i mënjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila ka firmosur pezullimin e saj nga puna.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lindita lelcaj lindita lelcaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 14:58

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka postuar një video në Instagram aty ku shihet se poshtë pallatit të tij po kryhen punime.Në shkrim...