Aktualitet

Nuk respektuan masat anti-COVID/ Gjobiten 254 qytetarë dhe shoqërohen në polici 5 “rebelët”

15 Dhjetor 2020, 14:59 Nga DOSJA
Nuk respektuan masat anti-COVID/ Gjobiten 254 qytetarë dhe shoqërohen

TIRANË–  Policia e Shtetit ka ndëshkuar 254 qytetarë me masë administrative 3.000 lekë secili gjatë 24 orëve të fundit, pasi u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Sipas njoftimi, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë  5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Njoftimi i plotë:

Ndëshkohen me masë administrative 254 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 254 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten 254 qytetare mos mbajtja e maskes gjobiten 254 qytetare mos mbajtja e maskes

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 14:58

TIRANË– Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka postuar një video në Instagram aty ku shihet se poshtë pallatit të tij po kryhen punime.Në shkrim...

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 13:30

TIRANE- Këto makina, të ngarkuara me inerte, prej një muaji, bllokojne hyrjen e pallatit. Policia nuk ndërhyn, rruga publike është e zënë, trafiku rritet, askus...