Aktualitet

Rekrutonte të rinjtë për në Siri, dënohet me tre vite burg terroristja shqiptare, Lubjana Gjecaj

15 Dhjetor 2020, 14:31 Nga DOSJA
Rekrutonte të rinjtë për në Siri, dënohet me tre vite

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me tre vite burg terroristen shqiptare Lubjana Gjecaj.

43-vjeçarja ka thënë se ka dashur që të vuajë dënimin në Itali, aty ku u arrestua, por nuk është lejuar nga shteti italian. Ajo ka theksuar se do të bëjë një kërkesë që dënimin ta vuajë në Shqipëri, jo në Itali.

43-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal terrorist, që kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Pas 8 muajve hetime në 2014, në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnje të Shqipërisë, 10 persona ranë në pranga (4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez). Pjesë e këtij grupi ishin edhe Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lubjana gjecaj lubjana gjecaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 13:30

TIRANE- Këto makina, të ngarkuara me inerte, prej një muaji, bllokojne hyrjen e pallatit. Policia nuk ndërhyn, rruga publike është e zënë, trafiku rritet, askus...