Aktualitet

SPAK kërkon nga Ministria e Drejtësisë që të ekstradohet nga Dubai në Shqipëri, Plaurent Dervishaj

15 Dhjetor 2020, 13:20 Nga DOSJA
SPAK kërkon nga Ministria e Drejtësisë që të

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka përcjell Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ekstradimin e Plarent Dervishaj nga Dubai, drejt vendit tonë.

SPAK kërkon që autoritetet shqiptare të drejtësisë t’iu drejtohen me kërkesë ekstradimi autoriteteve në Emiratet e Bashkuara, në mënyrë që Dervishaj të sillet në Shqipëri. Ky i fundit akuzohet se më datë 26.02.2005, ka marrë pjesë në atentatin me armë zjarri, ku është qëlluar për vdekje shtetasi Klodian Saliu, si dhe është plagosur shtetasi O. Truma, i cili ndodhej nën shoqërinë e viktimës.

Arrestimi i Dervishajt është bërë tre ditë më parë, nga Interpol ABU DHABI (Emiratet e Bashkuara Arabe), pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga ana e ZQK Interpol Tiranës, mbi urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit ‘’Arrest në burg’’ për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit me pasoja të rënda”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet plaurent dervishaj plaurent dervishaj kapet plaurent dervishaj plaurent dervishaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 11:24

FRANCË– Në  raportin e tij të tretë mbi zbatimin nga Shqipëria të Konventës për Veprim Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore , Grupi i Ekspertëve i ...