Aktualitet

Pedagogu Rezart Prifti: Të rinjtë që dolën në protestë vijnë nga llumi, babilonia e Astirit me lloj e soj drogërash

15 Dhjetor 2020, 13:03 Nga DOSJA
Pedagogu Rezart Prifti: Të rinjtë që dolën në

TIRANË- Pedagogu Rezart Prifti ka folur në lidhje me të rinjtë që u mblodhën në protestë për vrasjen e Klodian Rashës. Në një intervistë për “Spotlight” me Alban Dudushin ai ka thënë se të rinjtë që kanë protestuar janë llumi i shoqërisë dhe i lagjes së Astirit.

Më tej ai ka vijuar duke thënë se të gjithë të rinjtë që ishin në protestë janë nga lagjia e Astirit ku të gjithë personat andej janë një katrahurë pasi nuk dinë se si të ecin dhe se krijojnë një kaos të vërtet. Në fund ai ka thënë se të gjithë të rinjtë andej merren me drogë dhe se në atë lagje janë strehuar persona me burgim të përjetshëm.

“Këta të rinj, vijnë nga getot, siç është llumi i Astirit. Astiri është llum komplet, në të gjitha kuptimet. Një lagje babilonie. Aty ke njerëz që s’dinë trotuare, që kanë dhe s’kanë trotuare, që s’dinë të ecin, një katrahurë urbanistike. Aty ke lloje-soje drogërash. Pjesa më e madhe e shtëpive që jepen me qera aty, janë për të ngritur barin. Ik se i ke me llampa. Aty fshihen, strehohen të dënuar me burgim të përjetshëm. T’i them me emra. Pse, si di Policia, thua ti? Po, përderisa i di unë, i di dhe Policia. Çfarë do presësh ti nga një lagje me fëmijë të atillë,” ka thënë ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen rezart prifti protesta per klodian rashen rezart prifti

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 11:24

FRANCË– Në  raportin e tij të tretë mbi zbatimin nga Shqipëria të Konventës për Veprim Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore , Grupi i Ekspertëve i ...