Aktualitet

I vodhën me dhunë varësen e floririt nga qafa një shtetasi, policia arreston autorët

15 Dhjetor 2020, 12:49 Nga DOSJA
I vodhën me dhunë varësen e floririt nga qafa një shtetasi,

FIER– Policia ka mundur të arrestojë autorët që grabitën varësen e floririt një shtetasi në lagjen ‘Kastrioti’.

Ngjarja ndodhi në orën 02:35 nga autorët që lëviznin me mjetin tip ‘Benz’. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi H. T., po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje P. Ll. dhe V. K.

Shtetasit H. T., P. Ll. dhe K. V. kanë shkuar në subjektin piceri delivery në pronësi të shtetasit L. H. dhe pas një konflikti me këtë shtetas, i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që ai mbante në qafë.

Njoftimi i policise:

I vodhën me dhunë varësen e floririt nga qafa një shtetasi, Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorët.Sot, rreth orës 02:35, pronari i një subjekti piceri delivery në lagjen “Kastriot” Fier, ka njoftuar Policinë se në ambientet e punës i kishin marrë me dhunë varësen e floririt që kishte në qafë.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur që të identifikojnë dhe të kapin në kohë rekord një nga autorët e dyshuar të ngjarjes, i cili po largohej me automjetin tip “Benz” në drejtim të fshatit Hamil.Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi H. T., po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje P. Ll. dhe V. K. Shtetasit H. T., P. Ll. dhe K. V. kanë shkuar në subjektin piceri delivery në pronësi të shtetasit L. H. dhe pas një konflikti me këtë shtetas, i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që ai mbante në qafë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në përfundim të veprimeve, arrestuan shtetasin H. T., 28 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe shtetasit P. Ll., 29 vjeç dhe K. V., 27 vjeç, banues në Shtyllas, Fier, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua varësja e floririt.Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autoret vodhen varesen e floririt autoret vodhen varesen e floririt

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 11:24

FRANCË– Në  raportin e tij të tretë mbi zbatimin nga Shqipëria të Konventës për Veprim Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore , Grupi i Ekspertëve i ...