Aktualitet

Izmot Frendo vjen në Tiranë, rrëfen shërimin nga Covid: Dhimbje e madhe që isha larg, nuk doja të shkoja jashtë shtetit,

15 Dhjetor 2020, 12:07 Nga DOSJA
Izmot Frendo vjen në Tiranë, rrëfen shërimin nga Covid:

TIRANË- Imzot George Frendo është rikthyer në Shqipëri pas dërgimit në Itali për tu shëruar nga Covid-19. Në një fjalim që mbajti para Katedrales së “Shën Palit” ai tha se dhimbja me e madhe që ka kaluar në kohën që ishte në Itali nuk ishte ajo fizike por fakti që ishte larg popullit të tij.

Me tej ai tha se ka ndenjur 5 javë në Itali dhe se 3 javë nuk ka folur me asnjeri. Ndër të tjera, Frendo tha se ai e ka pasur fatin që të shkonte jashtë shtetit për kurim edhe pse nuk donte që të shkonte pasi ka menduar edhe për njerëzit që nuk kanë mundësi të trajtohen jashtë.


“Në të njëjtën kohë ka qënë një provë për popullin tim sepse dhimbja më e madhe nuk ishte fizike por fakti se isha larg popullit tim, të jem larg popullit që më respekton më shumë sesa e meritoj. Kam pasur eksperiencë largimi të shoqërisë, kam ndenjur pesë jave, kam ndenjur 3 javë pa folur me asnjeri. Mund të flas dhe për dicka pozitive. Kam pasur fat që më kanë dërguar jashtë shtetit, nuk desha të shkoj se mendova për ata që nuk kanë mundësi, me shumë ngulëm më kanë dërguar atje,” tha ai.

George Frendo, u infektua me koronavirus, para 5 javësh. Ai u dërgua drejt Italisë për një trajtim më të specializuar.

(I.A/A.B/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet george frendo imzot george frendo george frendo imzot george frendo

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 11:24

FRANCË– Në  raportin e tij të tretë mbi zbatimin nga Shqipëria të Konventës për Veprim Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore , Grupi i Ekspertëve i ...