Aktualitet

Plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese, Binaj para Komisionit të Ligjeve: Ofroj përvojën time për zgjidhje

15 Dhjetor 2020, 11:01 Nga DOSJA
Plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese, Binaj para

TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka votuar Altin Binaj si kandidat për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në fjalën e tij Binaj theksoi se Gjykata vepron mbi bazë të qëllimit për të konsoliduar ligjet dhe sipas tij ka ende vend për të bërë përmirësime në këtë drejtim.

Gjithashtu kandidati Binaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të rrisë transparencën e vendimeve të saj, ndërkohë që ofroi përvojën e tij për t’i dhënë zgjidhje çështjeve “stok”, që janë krijuar si pasojë e mosfunksionimit të Kushtetueses për një kohë të gjatë. Binaj pritet që të votohet seancën e të enjtes në kuvend.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 4 nga 9 anëtarët e saj. Nëse do të mund të emërohen dhe dy gjykatës të tjerë, atëherë arrihet minimumi i nevojshëm që ajo të mblidhet në seancë plenare.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin binaj gjykata kushtetuse ked vendet vakande altin binaj gjykata kushtetuse ked vendet vakande

Sondazh

Poll