Aktualitet

Margariti prezanton Altin Bashën në krye të Teatrit Eksperimental, Kiço Londo dorëzon detyrën i trishtuar: Ndjej se po më

15 Dhjetor 2020, 10:15 Nga DOSJA
Margariti prezanton Altin Bashën në krye të Teatrit

TIRANË-Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka prezantuar drejtorin e ri të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Altin Basha nën praninë e ish-drejtorit Kiço Londo.  Gjatë prezantimit ministrja u shpreh se ky është një moment shumë delikat për teatrin pasi do të ketë shfaqje me më pak publik për shkak të pandemisë.

Merr një detyrë në një moment të vështirë dhe delikat për teatrin. Është momenti të ecim në një mendësi të re në këtë periudhe pandemie. Shfaqje me pak publik dhe me pak aktor, “One man show“, thotë Margariti.

Londo i cili e mbante këtë post prej vitesh nuk e fshehu trishtimin për largimin, madje është shprehur se ndjehet sikur po e largojnë nga shtëpia e tij, siç e cilëson ai Teatrin Kombëtar Eksperimetal “Kujtim Spahivogli”.

“Nuk dua që ta fsheh që ndihem i trishtuar edhe i keqardhur që më duhet për shkak te respektimit te institucioneve nga kjo shërbesë t’i lë vendin drejtorit pasardhës. Ndihem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime. Bashkë me ata qeë nuk duken dhe që duken, kjo është ajo që më dhembë më shumë se për një kohë të shkurtër kemi bërë një transformim të jashtëzakonshëm. Unë nuk jam drejtor, s’kam qenë ndonjëherë drejtor, sepse drejtorët nuk janë si unë”, thotë Kiço Londo teksa falenderon të gjithë bashkëpuntorët që ka pas gjatë këtij rrugëtimi, duke e cilësuar TKES, një vijë ndarëse dhe transformim të teatrit shqiptar. “Jam i bindur që ketë që kemi arritur bashkë, jo fort të zakonshme, ku punojnë 21 vetë dhe secili ka vënë 23 shfaqje. Ndërkohë që institucionet e tjera e kanë 0.2 shfaqje për individ. Do vazhdoj t’ju shërbej, mbarësi të gjithëve. Rroftë teatri“, thotë Londo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin basha kico londo altin basha kico londo

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 08:54

TIRANË– Familja Rasha ka pranuar pensionin special që shteti i ka akorduar pas vdekjes së të riut, Klodian Rasha që u vra nga efektivi i policisë. Ky vendi...

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 08:34

VLORË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal që ndodh brenda një shtëpie të Zotit. Prifti i Kishës në Manastirin e Zvërnecit në Vlorë kërcënon...