Aktualitet

Familja Rasha kërkon ndryshimin e veprës penale: Efektivi që i mori jetën djalit s’mund të dënohet me vetëm 7 vite

15 Dhjetor 2020, 09:50 Nga DOSJA
Familja Rasha kërkon ndryshimin e veprës penale: Efektivi që i

TIRANË– Familja Rasha ka paralajmëruar një padi pas vrasjes së djalit të tyre Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Pasi kryeministri Edi Rama u mbërriti për herë të tretë në shtëpi, anëtarët e familjes Rasha u bindën që të pranojnë pensionin e lidhur nga qeveria, por tashmë kërkojnë diçka tjetër.

Ata janë shprehur se nuk pranojnë që efektivi që i mori jetën djalit të tyre të akuzohet për veprën penale “vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes”, por duan që akuza të ndryshohet në “vrasje me dashje”.

Për familjen Rasha dënimi me 7 vite burg, që është dënimi maksimal që mund të marrë efektivi Nevaldo Hajdëraj, nëse akuza nuk ndryshon, nuk është e mjaftueshme dhe për këtë arsye kërkojnë ndryshimin e saj.

Sot në shtëpinë e tyre, zbriti për herë të tretë kreu i qeverisë. Pas vizitës, familja Rasha pranoi pensionin e lidhur nga qeveria, vendimi për të cilin u bë publik dje. Ata u shprehën se pensionin do ta marrin dhe do ta dhurojnë për bamirësi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodjan rasha nevaldo hajdaraj efektivi vret te riun ne tirane klodjan rasha nevaldo hajdaraj

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 08:54

TIRANË– Familja Rasha ka pranuar pensionin special që shteti i ka akorduar pas vdekjes së të riut, Klodian Rasha që u vra nga efektivi i policisë. Ky vendi...

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 08:34

VLORË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal që ndodh brenda një shtëpie të Zotit. Prifti i Kishës në Manastirin e Zvërnecit në Vlorë kërcënon...