Aktualitet

Ndryshon mendje familja Rasha, pas takimit të tretë me Ramën pranon pensionin: Do ta japim për bamirësi

15 Dhjetor 2020, 09:39 Nga DOSJA
Ndryshon mendje familja Rasha, pas takimit të tretë me Ramën

TIRANË– Familja Rasha ka pranuar pensionin e lidhur nga qeveria pas vrasjes së djalit të tyre Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Mësohet se pas takimit të tretë me kryeministrin Edi Rama, kanë pranuar pensionin, vendimi për të cilin u bë publik një natë më parë.

Familja Rasha është shprehur se do ta marrin pensionin e dhënë nga qeveria, por jo për vete. Ata ado ta dhurojnë për bamirësi.

Do ta pranojmë pensionin nga qeveria. Do ta marrim dhe do ta dhurojmë për bamirësi,”- mësohet të jenë shprehur anëtarët e kësaj familjeje.

Kryeministri Rama vizitoi sot për herë të tretë familjen Rasha. Kjo vizitë e kreut të qeverisë erdhi një ditë pasi qeveria akordoi një pension special për këtë familje. Babai i 25 vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha e cilësoi këtë veprim si vrasje për herë të dytë të të birit, dhe shtoi se ai nuk ka nevojë për mëshirë, por për drejtësi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rama ne familjen rasha rama ne familjen rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 08:54

TIRANË– Familja Rasha ka pranuar pensionin special që shteti i ka akorduar pas vdekjes së të riut, Klodian Rasha që u vra nga efektivi i policisë. Ky vendi...

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 08:34

VLORË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal që ndodh brenda një shtëpie të Zotit. Prifti i Kishës në Manastirin e Zvërnecit në Vlorë kërcënon...