Aktualitet

15 Dhjetor 2020, 08:54 Nga DOSJA

TIRANË– Familja Rasha ka pranuar pensionin special që shteti i ka akorduar pas vdekjes së të riut, Klodian Rasha që u vra nga efektivi i policisë. Ky vendim i familjes vjen pas takimi që kryeministri Edi Rama pati ditën e sotme me to në banesë. Ky takim i tretë duket se ishte i frytshëm në pranimin e pensionit mirëpo familjarët kanë menduar që ta çojnë për bamirësi.

I shoqëruar nga tre makina të blinduara ky takim vjen një ditë pasi qeveria akordoi një pension special për këtë familje që fillimisht u refuzua. Babai i 25 vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha e cilësoi këtë veprim si vrasje për herë të dytë të të birit. Pas takimit Rama nuk qëndroi të fliste për mediat e pranishme, mirëpo pas një rruge të shkurtër që bëri me xhaxhain e Klodianit dhe një të afërmi tjetër dhe bisedës së shkurtër ai hypi menjëherë në makinën e zezë që e priste jashtë.

Ndërkohë familja Rasha ka paralajmëruar padi për të ndryshuar masën ndaj efektivit që vrau të afërmin e tyre. Ata janë shprehur se nuk pranojnë që efektivi që i mori jetën djalit të tyre të akuzohet për veprën penale “vrasje në kapërcim të kushteve të vetëmbrojtjes”, por duan që akuza të ndryshohet në “vrasje me dashje”. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës mënjëherë pas padisë ka paralajmëruar ndryshim të akuzës për efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj. Prokuroria deklaron se “kryerja e veprimeve hetimore në drejtim të mekanizimit të ngjarjes, dhe identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit, janë në përfundim të tyre, dhe mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer”.

(A.B/ a.k/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama familja rasha rama ne familjen rasha vritet klodian rasha edi rama familja rasha rama ne familjen rasha vritet klodian rasha

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Dhjetor 2020, 08:34

VLORË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal që ndodh brenda një shtëpie të Zotit. Prifti i Kishës në Manastirin e Zvërnecit në Vlorë kërcënon...