Aktualitet

Operacion anti-drogë në Itali/ Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, 18 persona bien në pranga, mes tyre edhe shqiptarë, si

15 Dhjetor 2020, 08:11 Nga DOSJA
Operacion anti-drogë në Itali/ Shkatërrohet rrjeti i

ITALI– Tetëmbëdhjetë persona janë vënë në pranga si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës. Mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit janë italianë dhe shqiptarë, të cilët operonin në jugun e Italisë.

 Operacioni, i quajtur “Metalba”, me njëqind Karabinierë të angazhuar, i koordinuar nga Drejtoria e rrethit antimafia e Potenza, kundër trafikut të drogës, është zhvilluar në provincat e Matera, Potenza, Cosenza, Lecce, Udine, Parma dhe Trapani.

Personat e arrestuar, akuzohen për organizatë kriminale, trafik droge si heroinë, kokqainë dhe mariajuanë.

Mediat italiane shtojnë se droga vinte nga Shqipëria, dhe shitej përgjatë bregdetit Jon-Lucan, veçanërisht në Tursi dhe Policoro (Matera). nga 18 të arrestuarit, shtatë perosna janë lënë në burg ndërsa 11 të tjerët u vendosën në arrest shtëpie.

Pritet që të zbardhen emrat e shqiptarëve që ishin pjesë e këtij rrjeti dhe detajet e operacionit. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali operacion antidrogw nw itali itali operacion antidrogw nw itali

Sondazh

Poll