Aktualitet

Lanë ‘mallin’ në pyll, sekuestrohen 140 kg kanabis në Sarandë, droga e futur në katër çanta u braktis nga trafika

15 Dhjetor 2020, 06:28 Nga DOSJA
Lanë ‘mallin’ në pyll, sekuestrohen 140 kg kanabis në

SARANDË– Katër çanta me 140 kg kanabis janë sekuestruar një natë më parë në Sarandë. Dosja.al mëson se lënda narkotike e futur në 86 pako dhe e mbështjellë me natriban është gjetur dhe sekuestruar një natë më parë në një zonë të pyllëzuar, në afërsi të një përroi, në vendin e quajtur “Koçekët” të fshatit Sopik të bashkisë Finiq.

Teksa bënin ‘krehjen’ e zonës, efektivët kanë pikasur çantat me drogë, reth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol. Ende nuk dihet personi apo personat që i kanë ‘braktisur’ këto çanta me drogë, dhe arsyeja.

Paraprakisht, dyshohet se pylli ku u gjetën 140 kg kanabis, ka qenë një fshehje e përkohshme e lëndës narkotike, por efektivët u kanë paraprirë trafikantë. Aktualisht, po hetohen lëvizjet në atë zonë, duke sekuestruar kamera sigurie të çdo biznesi apo shtëpie rrotull asaj zone.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohen 140 kg kanabis ne sarande sekuestrohen 140 kg kanabis ne sarande

Sondazh

Poll