Aktualitet

I nxori përgjimet, gazetari i “BILD”: E pabesueshme çfarë po ndodh në Shqipëri! Kërcënime ndaj shtypit të li

14 Dhjetor 2020, 22:04 Nga DOSJA
I nxori përgjimet, gazetari i “BILD”: E pabesueshme

GJERMANI– Gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede ka denocuar sërish qeverinë e kryeministrit Edi Rama, sa i përket protestave që po mbahen në vendin tonë pas ekzekutimit të Klodian Rashës nga një efektiv i Policisë së Shtetit.

Tiede akuzon Ramën se po kërcënon shtypin e lirë duke shtuar se diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe vetë atij nga kreu i qeverisë shqiptare. Ai ka ripostuar denoncimin e bërë nga gazetarja Desada Metaj, e cila akuzohet nga Policia si organizatore e protestave, vetëm sepse i ka komentuar në rrjetet e saj sociale. 

E pabesueshme se çfarë po ndodh përsëri në Shqipëri: Sot policia hyri në banesën e gazetares Desada Metaj. Prej ditësh ka pasur protesta për vrasjen e një 25-vjeçari nga oficeri i policisë. U qëllua nga prapa sepse ai shkeli urdhrat e COVID dhe doli nga shtëpia pas bllokimit… Tani kolegia e njohur shqiptare që komentoi ngjarjet është akuzuar për thirrjen e protestave dhe organizimin e tyre. Ky është një rast i ri i paaftësisë dhe kërcënimeve ndaj shtypit të lirë nga administrata e Edi Ramës, duke intimiduar dhe paditur rregullisht gazetarët. Të dyja më kanë ndodhur personalisht. Por kolegët në vend po kalojnë më shumë vështirësi,”- deklaron Tiede.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet peter tiede peter tiede

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Dhjetor 2020, 19:03

TIRANË– Ditën e sotme në protestë përveç të rinjëve dhe familjarëve kanë marrë pjesë dhe fëmijët. Siç shihet në foton e mëposhtme i vogli i c...