Aktualitet

Ka probleme të tjera/ Zv. ministri i Ramës: 20 vetë s’quhet protestë, unë s’kam semafor në lagje

14 Dhjetor 2020, 20:10 Nga DOSJA
Ka probleme të tjera/ Zv. ministri i Ramës: 20 vetë s’quhet

TIRANË- Zv. ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla u shpreh se protesta për vrasjen e Klodian Rashës është pa frymë dhe pretendon se ngjarja është e fryrë nga mediat.

Në një intervistë për “OraNews”, ai u shpreh se protestë quhet kur ka mijëra njerëz dhe jo vetëm dhjeta, duke u ankuar për semaforët e prishur nga disa prej protestuesëve. 

“Krejt vëmendja juaj përqendrohen tek ata 20-30 veta në protestë. Protesta nuk është ngjarja e ditës, është e fryrë nga mediat. Unë shikoj pemë të djegura, gurë dhe semaforë të prishur. Unë përshembull nuk kam semaforë në lagje. Po shikoj që mbi policët është hedhur gurë. Ju niseni me supozime mbi dhunën. Policia në moment ekstreme përdor dhunë se për atë punë është. Këto nuk janë protesta, por takime të vogla njerëzit që mblidhen aty. Të protestojnë paqësisht se na kanë pa semaforë. Nuk jam dakord me këtë fakt. Disa parti opozitare, duke parë se janë të dështuara dhe pa projekt politik, e gjejnë shpresën te dhuna. Nuk kthehet më Sali Berisha në pushtet. Policia e shteti është sjellë në mënyrë të rregullt. Janë plagosur 17 policë,”-u shpreh ai. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albert nikolla protesta per vrasjen e klodian rashes albert nikolla protesta per vrasjen e klodian rashes

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Dhjetor 2020, 19:03

TIRANË– Ditën e sotme në protestë përveç të rinjëve dhe familjarëve kanë marrë pjesë dhe fëmijët. Siç shihet në foton e mëposhtme i vogli i c...

Aktualitet 14 Dhjetor 2020, 18:39

TIRANË– Aktorja shqiptare Zhaklina Dhimojani Blättler e njohur për rolin e saj si personazhi i “Mimoza llasticës” do t’i futet politikës. Lajmin e ka konfi...