Aktualitet

14 Dhjetor 2020, 19:03 Nga DOSJA

TIRANË– Ditën e sotme në protestë përveç të rinjëve dhe familjarëve kanë marrë pjesë dhe fëmijët. Siç shihet në foton e mëposhtme i vogli i cili është i shoqëruar nga e ëma mban në duar pankartën” Shqiptar mos u largo, LUFTO’.

Ndërkohë i pyetur nga gazetarja se përse ka dalë ditën e sotm në protestë ai është përgjigjur se: E di mami.

Sakaq e ëma ka thënë se i ëhstë bashkuar protestës për unitet dhe për t’u solidarizuar.

“Thjesht për tu bashkuar për unitet, për t’u solidarizuar, kemi dalë për të shprehur revoltën. Është kalvari i gjithë vuajteve përgjastë këtyre 30 viteve. “– ka thënë ajo.

Zhvillohet dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës, nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Ndryshe nga të gjitha ditët e tjera, tubimi i sotëm ka qënë ndër më të qetët.  Ndryshe nga çfarë kemi parë gjithë këto ditë, sot kanë munduar përplasjet mes Policisë dhe qytetararëve, por edhe gazi lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Nga ana e tyre edhe protestuesit nuk kanë shkaktuar incidente dhe kanë qenë të qetë për të vazhduar marshimin e tyre në pikat “e nxehta”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e gjashte per klodian rashen protesta e gjashte per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Dhjetor 2020, 18:39

TIRANË– Aktorja shqiptare Zhaklina Dhimojani Blättler e njohur për rolin e saj si personazhi i “Mimoza llasticës” do t’i futet politikës. Lajmin e ka konfi...