Aktualitet

ME VIDEO: Dështon atentati në mes të Athinës! Shqiptari ‘ia hedh’ paq me plumb në krahë, Policia greke nis het

14 Dhjetor 2020, 18:45 Nga DOSJA
ME VIDEO: Dështon atentati në mes të Athinës! Shqiptari

GREQI– Përplasje me armë zjari në mes të qytetit të Athinës. Mediat greke bëjnë me dije se të përfshirë ishin dy shqiptarë, të ndarë në dy mjete, një prej të cilëve ka mbetur i plagosur. 

Sipas të dhënave paraprake, dy rrugica larg pikës ku u ndodhi ngjarja, polici greke gjeti automjetin e dëmtuar nga plumbat, me dy shqiptarë dhe një shtetase gjeorgjiane në të.

Gjithashtu mësohet se shqiptari i plagosur ka marrë një plumb në shpatull dhe është dërguar në spital për të marrë shërbimin mjekësor. Ende nuk dihet se kush ka qëlluar mbi dy shqiptarët, por dyshohet se bëhet fjalë për bashkëkombasit e tyre. 

Ndërkohë që në Komisariat janë shoqëruar gruaja nga Gjeorgjia dhe shqiptari që ishte me të për të treguar gjithë çfarë kishte ndodhur. Të dy u kapën nga efektivët teksa po tentonin që të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Policia greke ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ku pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqi plagoset shqiptari ne greqi greqi plagoset shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Dhjetor 2020, 18:39

TIRANË– Aktorja shqiptare Zhaklina Dhimojani Blättler e njohur për rolin e saj si personazhi i “Mimoza llasticës” do t’i futet politikës. Lajmin e ka konfi...