Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës/ Të rinjtë të revoltuar me qeverinë: Sa herë protestojmë na bëjnë me probleme psikike, problemi

14 Dhjetor 2020, 18:33 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës/ Të rinjtë të revoltuar me

TIRANË– Të rinjtë të cilët kanë dalë në ditën e gjashtë të protestët për vrasjen e Klodian Rashës, nga efektivi i policisë janë revoltuar dhe me deklaratën që bëri Ministrja e Arsimit ditën e djeshme. Një i ri i cili ka treguar dhe problemet e tjera që hasin në Shqipëri ëhstë shprehur se sa herë që dalin në protestë për të kërkur të drejtat ata marrin një sinonim nga qeveria. Ata nuk bien dakord as me deklaratën e Ministres së Arsimit për trajtim me psikolog të të miturve që kanë marrë pjesë në protestë, pasi sipas tyre problemet psikike duhen parë më lart, te qeverisja.

“Arsyeja e parë është që duhet të shkarkohet drejtori i policisë Ardi Veliu se kanë mashtruar me deklaratat për vrasjen e të riut.  Tre deklarata kontradiktore. Pastaj arsyet  nuk kanë fund, borxhi publik, ikja e rinisë, koncesionet po bëjnë kërdinë, paraja publike është vjedhur në mënyrë të tmerrshme. Këtu vjen policia dhe thotë shpërndahuni ndërsa qendrat tregtare janë plot. Policia ka qenë e egër. Shumica e të protestuesve janë të rinj.Përveçse policia del me uniforma turke, përdor dhunë ndaj të miturve. Preteksti që na shpërdajnë ne është Covidi ndërsa në qeli janë 10 veta në 10 metër katrorë. Ministrja e Arsimit doli sot dhe tha do të trajtojmë të miturit me psikolog. Këtu sa herë njerëzit dalin në protesta janë me probleme psikike. Nuk shkon diçka me qeverinë, problemet janë më lartGjëja e parë që kërkojmë është drejtësi për Klodianin. Mbi të gjitha jetojmë në një vend ku dita-ditës po zhduket rinia”.- ka thënë ai.

Zhvillohet dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës, nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Ndryshe nga të gjitha ditët e tjera, tubimi i sotëm ka qënë ndër më të qetët.  Ndryshe nga çfarë kemi parë gjithë këto ditë, sot kanë munduar përplasjet mes Policisë dhe qytetararëve, por edhe gazi lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Nga ana e tyre edhe protestuesit nuk kanë shkaktuar incidente dhe kanë qenë të qetë për të vazhduar marshimin e tyre në pikat “e nxehta”.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e gjashte per klodian rashen protesta e gjashte per klodian rashen

Sondazh

Poll