Aktualitet

ME VIDEO: Protestuesi nuk përmbahet: Rama po çmend shqiptarët, s’je për të na qeverisur ne…

14 Dhjetor 2020, 18:17 Nga DOSJA
ME VIDEO: Protestuesi nuk përmbahet: Rama po çmend shqiptarët,

TIRANË– Një prej protestuesëve të grumbulluar sot për vrasjen e Klodian Rashës nuk është ndalur me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se Policia ka qënë gjithmonë e dhunshme me qytetarët dhe se i bënte thirrje që t’i shërbente popullit. Ndërkohë që nuk i ndaluar as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. 

Unë mendoj që Policia në krahasim nuk ka ndryshuar shumë. Por nga protesta e Kukësit është shtuar brutaliteti. U pa brutaliteti, u arrestuan në orë të jashtëligjshme. U përdor një shtet policor në shërbim të mafies. I bëj thirrje Policisë të mos provojnë, se nuk do t’ua falin këtë që po bëjnë. T’u shërbejnë qytetarëve dhe jo politiqenëve. Thirrja ime është edhe për qenin e tërbuar, zoti Kryeministër që po çmend shqiptarët. Ramoviç nuk je për të qeverisur shqiptarët,”-u shpreh ai.

Zhvillohet dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës, nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Ndryshe nga të gjitha ditët e tjera, tubimi i sotëm ka qënë ndër më të qetët.  Ndryshe nga çfarë kemi parë gjithë këto ditë, sot kanë munduar përplasjet mes Policisë dhe qytetararëve, por edhe gazi lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Nga ana e tyre edhe protestuesit nuk kanë shkaktuar incidente dhe kanë qenë të qetë për të vazhduar marshimin e tyre në pikat “e nxehta”.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e gjashte per klodian rashen protesta e gjashte per klodian rashen

Sondazh

Poll