Aktualitet

‘Të varet mes sheshit ai që vret”/ E moshura e ashpër me fjalët: Të bëjmë si Berisha, të rinjtë s’bien dakord: Ik

14 Dhjetor 2020, 18:08 Nga DOSJA
‘Të varet mes sheshit ai që vret”/ E moshura e ashpër

TIRANË– Një e moshuar ka bërë me dije qëndrimin e saj “radikal” pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Në fjalën e saj, ajo kërkoi që të rikthehej dënimi me vdekje, duke dhënë si shembull ekzekutimin e fundit të Josif dhe Dritëbardh Çuko, autorë të ngjajes të njohur si “Masakra e Libofshës”. 


“Të varet në mes të sheshit kush vret, siç bëri Berisha me dybinjakët. Kush vret të vritet, edhe pse jemi një vend shumë i vogël. S’ka politikë këtu,”– u shpreh ajo. Ndërsa të rinjtë në shesh duket se nuk kanë qënë dakord me të, duke shtuar pas fjalës së saj: Ik o none!

Zhvillohet dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës, nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Ndryshe nga të gjitha ditët e tjera, tubimi i sotëm ka qënë ndër më të qetët.  Ndryshe nga çfarë kemi parë gjithë këto ditë, sot kanë munduar përplasjet mes Policisë dhe qytetararëve, por edhe gazi lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Nga ana e tyre edhe protestuesit nuk kanë shkaktuar incidente dhe kanë qenë të qetë për të vazhduar marshimin e tyre në pikat “e nxehta”.

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e gjashte per klodian rashen protesta e gjashte per klodian rashen

Sondazh

Poll