Aktualitet

Aksioni anti-kanabis, 6 efektivët dolën zbuluar/ Meta: Asnjë surprizë! Askush mos të mendojë deformin e rezultatit të zgj

14 Dhjetor 2020, 17:57 Nga DOSJA
Aksioni anti-kanabis, 6 efektivët dolën zbuluar/ Meta: Asnjë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me operacionin anti-kanabis të zhvilluar në Vlorë, ku të përfshirë ishin edhe 6 punonjës të Policisë së Shtetit. Me anë të një shënimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se nuk është i surprizuar nga lajmet pasi sipas tij, në vend është kthyer në traditë që paratë e “pista” të përdoren për blerjen e votës.

Asnjë surprizë! Shtimi i kultivimit të kanabisit, me afrimin e zgjedhjeve, është kthyer tashmë në traditë.  Është një “koncension” për grupet kriminale, që në këmbim të përfitimeve kolosale nga kanabisi, u kërkohet nga ortakët në pushtet “kontrolli elektoral” i Qarqeve. Që prej publikimit të raportit të fundit vjetor të Qendrës Europiane të Drogave, i kam bërë thirrje Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të përqëndrohen seriozisht në luftën kundër këtij fenomeni kanceroz, që aq shumë e ka dëmtuar shoqërinë tonë dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë. Lufta kundër drogës është kusht për integrimin europian. Askush të mos mendojë, lëre më të guxojë, që me paratë e kanabisit, të deformojë vullnetin e shqiptarëve në 25 prill 2021 dhe të pengojë të ardhmen europiane të shqiptarëve. Grupet kriminale dhe ortakët e tyre në pushtet janë të identifikuar!,”-shkruan Meta. 

Deri tani janë dorëzuar 41 urdhër arreste, ndërsa operacioni vazhdon ende, pasi 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë mbajtur prej 6 muajsh në mbikqyrje nga Policia, por sot është vendosur të ndërhyrjnë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni antidroge ne vlore ilir meta aksioni antidroge ne vlore ilir meta

Sondazh

Poll