Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës, e reja: Jam e nevrikosur me policinë, binda prindërit që të dalë në protestë 

14 Dhjetor 2020, 17:56 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës, e reja: Jam e nevrikosur me policinë, binda

TIRANË-Në protestë e gjashtë që po zhvillohet kundër vrasjes së Klodian Rashës, një vajzë ka thënë se është shumë e nevrikosur me policinë për shkak të veprimit që kanë bërë. Ajo ka thënë se në ditët e para është ndaluar që mos të dalë në protestë sakaq ditën e sotme i ka bindur prindërit që të marrë pjesë në tubim.


“Nuk jam lejuar që të dalë në protestë.  Kam bindur prindërit, që të dalim në protestë, jam shumë e nevrikosur me policinë, nuk duhet të ndalojnë protestën , jam shumë e nevrikosur se vranë Klodian Rashën. Unë u bëj thirrje të gjithëve që të vijnë për të protestuar sepse është duhet të luftojmë për drejtësi.”- ka thënë ajo. 

Zhvillohet dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës, nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Ndryshe nga të gjitha ditët e tjera, tubimi i sotëm ka qënë ndër më të qetët.  Ndryshe nga çfarë kemi parë gjithë këto ditë, sot kanë munduar përplasjet mes Policisë dhe qytetararëve, por edhe gazi lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Nga ana e tyre edhe protestuesit nuk kanë shkaktuar incidente dhe kanë qenë të qetë për të vazhduar marshimin e tyre në pikat “e nxehta”.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e gjashte per klodian rashen protesta e gjashte per klodian rashen

Sondazh

Poll