Aktualitet

Me lot në sy i riu AKUZON policinë: Më kanë ardhur në shtëpi dhe më kanë marrë me dhunë

14 Dhjetor 2020, 17:46 Nga DOSJA
Me lot në sy i riu AKUZON policinë: Më kanë ardhur në

TIRANË-I riu i cili ka marrë pjesë në protestën e gjashtë për vrasjen e Klodian Rashës, ka akuzuar policinë.

Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se për shkak se që prej 5 ditësh ka marrë pjesë në protestë policia i ka shkuar në shtëpi dhe e kanë marrë me dhunë për ta dërguar në komisariat.

Më gjuajti në shtëpinë time, policia kanë ardhur në shtëpi  në 12 të natës, më kanë kapur në shpulla dhe në shkelma. Më kanë arrestuar.”- ka thënë ai.

Zhvillohet dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës, nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Ndryshe nga të gjitha ditët e tjera, tubimi i sotëm ka qënë ndër më të qetët.  Ndryshe nga çfarë kemi parë gjithë këto ditë, sot kanë munduar përplasjet mes Policisë dhe qytetararëve, por edhe gazi lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Nga ana e tyre edhe protestuesit nuk kanë shkaktuar incidente dhe kanë qenë të qetë për të vazhduar marshimin e tyre në pikat “e nxehta”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e gjashte per klodian rashen protesta e gjashte per klodian rashen

Sondazh

Poll