Aktualitet

‘Ramën do e tërheqim zvarrë, sadisti’/ E moshuara revoltohet nga dhuna: Fëmijët s’i rrahim vetë, të na i rrahin kë

14 Dhjetor 2020, 17:42 Nga DOSJA
‘Ramën do e tërheqim zvarrë, sadisti’/ E moshuara

TIRANË– Një e moshuar ka dalë për të protestuar për vrasjen e Klodian Rashës, i riu që u qëllua për vdekje nga efektivi i Policisë. E moshuara është shprehur se është “frymëzuar” për të dalë në protestë pasi ka parë dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit.

Në rrëfimin e saj, ajo shprehet se fëmijët nuk dhunohen nga prindërit e tyre dhe jo më nga efektivët e policisë, duke parashikuar se kryeministri Edi Rama, do të përfundojë keq.


Nuk rrihen fëmijët. E kam parë në televizior. Fëmijët nuk i rrahim vetë, të na i rrahin këta. Vetëm Serbi rreth Kosovarët ashtu. Nuk preket fëmija me dorë, se mezi po i rrisim me bukë, pa bukë. Do e tërheqim zvarrë. Ky është sadist kriminel,”-u shpreh e moshuara.

Sot është dita e 6 protestestës së vrasjes së Klodian Rashës, mëngjesin e 8 dhjetorit. Sot protesta do të zhvillohet në Tiranë dhe deri më tani nuk ka pasur tubime në qytetet e tjera të Shqipërisë. Ndërkohë policia pak më parë bëri apel se nuk do të lejohen grumbullime për shkak të pandemisë së Covid-19.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama protesta e gjashte per klodian rashen vrasja e klodian rashes edi rama protesta e gjashte per klodian rashen vrasja e klodian rashes

Sondazh

Poll