Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës/ Budina komenton apelin e policisë për ndalimin e grumbullimeve: Së pari të zbatojnë vetë rregull

14 Dhjetor 2020, 17:39 Nga DOSJA
Vrasja e Klodian Rashës/ Budina komenton apelin e policisë për

TIRANË– Regjisori, Edmond Budina ka komentuar apelin e policisë, ku tha se do të ndalohen grumbullimet për shkak të policisë.

Teksa ka dalë edhe sot në protestë për vrasjen e Klodian Rashës, Budina ka thënë se policia në lidhje me grumbullimet të zbatojë fillimisht vetë rregullat duke shtuar se efektivët gjatë gjithë kohës rrinë grumbull.


Po ashtu ai ka thënë se vrasja e Rashës nuk është aksident siç tha sot Rama, duke shtuar se ata në protestë kanë dalë për të kundërshtuar dhunën dhe jo për politikë.

“Policiët janë mbledhur të gjithë së bashku, janë me dhjetra. e keni parë se si i fusin të rinjtë në komisariate në një dhomë. I kemi parë se si sillen, i fusin të rinjtë në një furgon, përpara se të bëjnë apelin për të zbatuar rregullat ti zbatojnë njëherë vetë. Është një polici që dhunon, jnë shumë civilë që rrëmbejnë njerëzit në rrugë. Ne jemi duke protestuar kundër dhunës.  Ardi Veliu duhet të japë dorëheqjen, i pari duhet të kë Edi Rama, ai flet me një urretje të jashtëzakonshme ndaj qytetarëve. Ne jemi për të kundërshtuar, nuk jemi në asnjë anë politike. Ajo familje duhet të marrë një pension por është një hipokritizi që Rama thotë se vrasja është aksidentale. Vrasja është fatëkeqësia e gjithë popullit shqiptar.”– ka thënë ai.

Zhvillohet dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës, nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Ndryshe nga të gjitha ditët e tjera, tubimi i sotëm ka qënë ndër më të qetët.  Ndryshe nga çfarë kemi parë gjithë këto ditë, sot kanë munduar përplasjet mes Policisë dhe qytetararëve, por edhe gazi lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Nga ana e tyre edhe protestuesit nuk kanë shkaktuar incidente dhe kanë qenë të qetë për të vazhduar marshimin e tyre në pikat “e nxehta”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina edmond budina

Sondazh

Poll