Aktualitet

‘Po shkoja për Mamurras, ma futi me shpullë njëri’/ Protestuesi tregon ndodhinë: Më çuan në Komisariat, më bënë ed

14 Dhjetor 2020, 17:37 Nga DOSJA
‘Po shkoja për Mamurras, ma futi me shpullë njëri’/

TIRANË– Një qytetar, i mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të zhvilluar ditën e gjashtë të protestës për vrasjen e Klodian Rashës, ka treguar historinë e tij të shoqërimit në Komisariat.

Në një intervistë për “OraNews”, ai u shpreh se ishte shoqëruar në Komisariat në natë më parë dhe pretendon se është dhunuar nga një efektiv policie.  


Nuk isha në protestë. Unë po ikja për drejt Zogut të Zi, se do shkoja në Mamanas, më gjuati në shpullë njëri. Dhe më futën brenda një furgoni. Nuk kishte asnjë ngrohje në Komisariat. Kishte psikolog, na merrte në pyetje. Ishim 3-4 orë aty brenda. Kur dola s’më thanë gjë. Më bënë foto dhe pastaj dola. Edhe gjakun le të ma derdhin këtu,”-u shpreh ai. 

Sot është dita e 6 protestestës së vrasjes së Klodian Rashës, mëngjesin e 8 dhjetorit. Sot protesta do të zhvillohet në Tiranë dhe deri më tani nuk dihet nëse do të ketë tubime në qytetet e tjera të Shqipërisë. Ndërkohë policia pak më parë bëri apel se nuk do të lejohen grumbullime për shkak të pandemisë së Covid-19.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e gjashte per klodian rashen protesta e gjashte per klodian rashen

Sondazh

Poll