Aktualitet

‘Je organizatore!’/ Policia e thërret në Komisariat për protestat, gazetarja Desada Metaj: Thjesht e kam komentuar, shkua

14 Dhjetor 2020, 17:28 Nga DOSJA
‘Je organizatore!’/ Policia e thërret në Komisariat

TIRANË– Gazetarja Desada Metaj ka denoncuar se Policia e Shtetit i ka kërkuar që të paraqitet në Komisariat, pasi akuzohet se organizatore e protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Me anë të një reagimi në rrjetet e saj sociale, Metaj shkruan se nuk ka gisht në organizimin e tubimeve por theksoi se do të vazhdonte të mbështeste çdo formë proteste kundër regjimeve policore. Ajo shtoi se e vetmja gjë që ka bërë është komnetimi i ngjarjeve të fundit në rrjetet e saj sociale. 

Sot rreth orës 14.00, Edison Visha, i plotfuqishmi i lagjes time (pranë presidencës) ka mbërritur pranë banesës së prindërve të mi dhe u ka kërkuar që të paraqitem pranë komisariatit nr 2 sepse do më pysnin lidhur me thirrjet për protestë të paligjshme. Meqë nuk kam qenë në shtëpi në atë orë, ka lënë një numër telefoni me të cilin kontaktova sapo prindërit më njoftuan. Nga ana tjetër e telefonit m’u përgjigj shefi i krimeve të rajonit nr 2 Ledio Lushka që më kërkoi të shkoja në komisariat. Sipas tij duhej të më pyeste për diçka që s’mund ta bënte në telefon. Meqë unë besoj ende se shteti funksionon me letra dhe jo me FB, i kërkova të më dërgonte një ftesë zyrtare për t’u paraqitur në komisariat. Gjatë këtyre ditëve thjesht kam komentuar ngjarjet në FB tim personal dhe më vjen mirë që veç drurit, forcat Shqiponja dhe disa segmente të policisë paskan patur dhe mendje dhe kohë për të më ndjekur. Për çdo rast ky provokim qesharak në dhimbje as më tremb dhe as më ligështon. Madje as familjen time që thjesht tallen me këtë akt qesharak. Personalisht më dhimbsen këta mercenarë të pushtetit se ç’janë në gjendje të bëjnë për ti treguar shef Ardit se janë të zellshëm.  P.s. Për fat të keq nuk kam qenë në asnjë proteste të ditëve të fundit. Por vazhdoj të mbështes çdo formë proteste kundër regjimeve policore,”-shkruan Metaj. 

25-vjeçari Klodian Rasha u vra në orët e para të mëngjesit të të martës së shkuar, teksa po kthehej në shtëpi. Efektivi që e qëlloi për vdekje dëshmoi në Prokurori se kishte dyshuar se i riu kishte armë me vete dhe prandaj kishte shtënë.

Ndërsa dëshmia e tij është hedhur poshtë nga familjarët të cilët pretendojnë se i riu nuk kishte në pronësi asnjë armë zjarri. Për vrasjen dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërkohë që në vend ka shpërthyer revolta. Prej 6 ditësh, çdo ditë ka protesta në vend. Pas largimit të Lleshajt, qytetarët kërkojnë edhe largimin e kryepolicit, Ardi Veliu, për të cilin kryeministri Edi Rama, është shprehur se nuk do të ndodhë. Ndërkohë Hadëraj është pas hekurave të burgut dhe pret dënimin.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet desada metaj protesta per klodian rashen desada metaj protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Dhjetor 2020, 16:02

Kliton dhe Ervis Fishti janë vëllezër. Ata u arrestuan për protestën e të enjtes. Emrat e dy të rinjve janë afishuar në hyrje të Gjykatës Penale në pritje të dh...