Aktualitet

Dhanë ‘liridalje’ për kanabisin/ SHÇBA pezulluan nga detyra 6 policët që ‘hapën rrugën’ për krimin në Vlorë

14 Dhjetor 2020, 16:17 Nga DOSJA
Dhanë ‘liridalje’ për kanabisin/ SHÇBA pezulluan

TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka bërë me dije se 6 punonjësit e Policisë së Shtetit të përfshirë në operacionin anti-drogë janë pezulluar nga detyra. Bëhet fjalë për: Arjan Tase shef i komisariatit Himarë, David Fakaj, polic i patrullës së Përgjithshme, Artur Veshaj, shef i krimeve në Himarë, Ilir Kadena, inspektor krimesh në Himarë, Alem Llanaj, punonjës policie në Himarë, I.J, punonjës policie i shpallur në kërkim. Të gjithë dyshohet se nuk kanë vepruar duke favorizuar persona të ndryshëm për të kultivuar lëndë narkotike, kryesisht në zonën e lumit të Vlorës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Vlorë ekzekutoi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për caktimin e masave të sigurimit personal për 6 punonjës policie, efektivë të Komisariatit të Policisë Himarë.

Punonjësit e policisë së proceduar janë:
• D.F., 56 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”;
• I.J., 39 vjeç, SPZ në Njësinë Administrative Horë, Bashkia Himarë, me masë sigurimi personal “Arrest në burg”, në mungesë, për të cilin u bë shpallja në kërkim;
• A.T., 36 vjeç, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, me masë sigurimi personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;
• A.V., 54 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve/Përgjegjës i Shërbimeve për Krimet, me masë personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;
• I.K., 49 vjeç, Specialist për Hetimin e Krimeve, me masë sigurimi personal të karakterit ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”;
• A.Ll., 26 vjeç, Oficer i Patrullës së Përgjithshme, me masën e sigurimit personal të karakterit ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe atë me karakter shtrëngues “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.
Masat e sigurimit për punonjësit e Policisë dolën në funksion të procedimit penal në fushën e kultivimit të narkotikëve, ku dyshohet se në keqpërdorim të atributeve që u jepte detyra, kanë lejuar këtë veprimtari të kundërligjshme, kryer nga shtetas të ndryshëm, duke konsumuar elementët e “Shpërdorimit të detyrës”.
Pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundërligjshme e punonjësve të Policisë, veprimet dhe mosveprimet e të cilëve kanë favorizuar shtetas të ndryshëm në veprimtarinë e kultivimit të narkotikëve.
Në kuadër të këtij procedimi penal, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masat e sigurisë për 41 shtetas, të cilat janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit.
SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90 dhe duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Deri tani janë dorëzuar 41 urdhër arreste, ndërsa operacioni vazhdon ende, pasi 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë mbajtur prej 6 muajsh në mbikqyrje nga Policia, por sot është vendosur të ndërhyrjnë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni antidroge ne vlore shçba aksioni antidroge ne vlore shçba

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Dhjetor 2020, 16:02

Kliton dhe Ervis Fishti janë vëllezër. Ata u arrestuan për protestën e të enjtes. Emrat e dy të rinjve janë afishuar në hyrje të Gjykatës Penale në pritje të dh...