Aktualitet

Bora Zemani dhe mjeku Ilvi Begolli i bashkohen nismës së Bashkisë për mbjelljen e pemëve/ Veliaj: Pemën te sheshi do e rre

14 Dhjetor 2020, 15:47 Nga DOSJA
Bora Zemani dhe mjeku Ilvi Begolli i bashkohen nismës së Bashkisë

TIRANË– Moderatorja e njohur Bora Zemani dhe mjeku ortoped Ilvi Begolli, i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve të reja në parkun e Liqenit të Tiranës.

Veliaj u shpreh se ky është mesazhi më i mirë për të treguar se shumica dërrmuese e këtij qyteti e do të bukurën dhe refuzon dhunën. Po ashtu, Veliaj ka gjetur rastin të përmendë edhe pemën e Vitit të Ri që u dogj nga protestuesit, duke deklaruar se do e rregullojë sërish. Ndër të tjera, ai u shpreh se ky është momenti kur qyteti duhet të ringrihet edhe më i forte.


Shumica dërrmuese e këtij qyteti e do të bukurën, të pastrën, do më shumë oksigjen dhe pemë. E di që e dogjën pemën, por s’ka problem, do ta rregullojmë prapë dhe do t’i fillojmë sërish festat. Por, më e rëndësishme është që qyteti të vazhdojë jetën. Nëse dikush mundohet ta dhunojë atë për politikë, të fitojë pikë duke shkatërruar, nuk funksionon sepse shumica dërrmuese e qytetarëve nuk e do këtë”, tha Veliaj.

Po ashtu, prezantuesja Bora Zemani, i shprehu mirënjohjen Bashkisë së Tiranës.

Është diçka e vogël, por nëse secili prej nesh do të bënte kaq, një mbjellje peme, vendi do të bëhej shpejt më i bukur, më i mirë. I themi shpesh këto shprehjet tipike se shqiptarët nuk bëhen. Jo, bëhemi! Ju falenderoj juve, të gjithë çunat dhe gocat e Bashkisë së Tiranës për çdo punë të bukur që keni bërë për qytetin, por mbi të gjitha për energjinë pozitive që dhuroni në çdo gjë që bëni. Realisht na frymëzoni të gjithëve, na keni bërë që të dalim jashtë mureve të apartamenteve tona dhe më në fund ta konsiderojmë edhe qytetin si shtëpinë tonë”, tha Zemani.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bora zemani erjon veliaj mbill nje peme nisma e bashkise se tiranes bora zemani erjon veliaj mbill nje peme nisma e bashkise se tiranes

Sondazh

Poll