Bota

New York Times: Shtëpia e Bardhë është interesuar rreth mundësisë që të shtohet fytyra e Trumpit në Mount Rushmore

Sipas një personi të njohur me këtë situatë, thuhet se Noem më pas e priti presidentin e SHBA-së, Donald Trump, kur ai vizitoi Dakotën Jugore për festimet e 4 korrikut te monumenti me një kopje të Mount Rushmoret, ku në të ishte edhe fytyra e Trumpit.
Featured image of article: New York Times: Shtëpia e Bardhë është interesuar rreth mundësisë që të shtohet fytyra e Trumpit në Mount Rushmore Presidenti amerikan, Donald Trump

SHBA– New York Times raporton se disa zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë kontaktuar guvernatoren e Dakotës Jugore, Kristi Noem një vit më parë për të pyetur rreth procesit që të shtohen presidentë tjerë në “Mount Rushmore”.

Sipas një personi të njohur me këtë situatë, thuhet se Noem më pas e priti presidentin e SHBA-së, Donald Trump, kur ai vizitoi Dakotën Jugore për festimet e 4 korrikut te monumenti me një kopje të Mount Rushmoret, ku në të ishte edhe fytyra e Trumpit.

Noem ka vërejtur më herët “ëndrrën” e Trumpit që të ketë fytyrën e tij në Mount Rushmore, skulpturën e epokës Coolidge, në të cilën gjenden fytyrat e presidentëve George Washington, Thomas Jefferson, Abraham Lincoln e Theodore Roosevelt.

Sipas një interviste në vitin 2018, ata kishin folur për skulpturën gjatë një takimi në Zyrën Ovale. Ajo fillimisht kishte menduar se Trump po bën shaka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Fillova të qeshja. Por, ai nuk po qeshte, e kishte shumë seriozisht. Ai tha, ‘Kristi, eja këtu. Më jep dorën dhe unë i thash, ‘Z. President, duhet të vish në Dakotën Jugore ndonjëherë. E kemi Mount Rushmoren aty’. Dhe ai më tha, ‘A e di se është ëndrra ime ta kem fytyrën në Mount Rushmore?”- është shprehur  Noemi.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

Shto Koment