Rajoni

Nesër takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel në orën 16:00, marrin pjesë Lajçak e Borrell

Siç është konfirmuar në një komunikatë për media nga zyra e BE-së në Prishtinë, takimi i nivelit të lartë do të fillojë në orën 16:00.
Featured image of article: Nesër takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel në orën 16:00, marrin pjesë Lajçak e Borrell Kryeministrit i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

KOSOVË– Ditën e nesërme, 16 qershor 2020 do të zhvillohet takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër  Vuçiç, me ndërmjetësim të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe emisarit për dialogun, Miroslav Lajcak.

Siç është konfirmuar në një komunikatë për media nga zyra e BE-së në Prishtinë, takimi i nivelit të lartë do të fillojë në orën 16:00.

 “Pas takimit virtual, dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës i ndërmjetësuar nga BE, do të mbahet në Bruksel të enjten më 16 korrik.”- thuhet në komunikatë, teksa tregohet se takimi do të nisë pasdite në orën 16:00.

Para takimit do të flasë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, njëkohësisht edhe udhëhehqësi i këtij takimi, ndërsa më pas do të flasë emisari për dialogun Miroslav Lajcak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa për shkak të sitautës së pandemisë, gazetarët nuk do të lejohen të jenë prezentë në ambientet ku do të mbahet ky takim.

Takimi i 16 korrikut vjen pas takimit të 12 korrikut  i cili ishte edhe takimi i parë i një niveli të lartë që nga viti 2018. Pavarësisht se është një takim online, do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. Ndërsa në takimin e 12 korrikut Borrell u shpreh se kjo është  një marrëveshje vendimtare.

A.C/Dosja.al

  • 17:56

    Hoti takon Komisionerin për Zgjerim në Bruksel: Të lejohet lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Oliver Varhelyi.

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ditën e sotme ka takuar Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Sipas mediave vendase ky lajm është bërë me dije nga Zyra e Kryeministrit Hoti, ndërsa mësohet se tema kryesore në këtë takim ishte procesi i liberalizimit të vizave, ndërkaq kryeministri Hoti ka thënë se ky proces duhet të përmbyllet urgjentisht.  “Temë kryesore e këtij takimi ishte procesi i liberalizimit të vizave. Kryeministri Hoti ka theksuar nevojën urgjente për përmbylljen e këtij procesi, si një ndër çështjet më me rëndësi të Kosovës në raport me Bashkimin Evropian. Kosova dhe qytetarët e saj janë të përcaktuar në orientimin e tyre euroatlantik, prandaj kryeministri Hoti ka vlerësuar se është e rëndësishme që edhe Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapat e nevojshëm, që të sigurohet lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës.”- thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Hoti. Gjithashtu në këtë takim është biseduar edhe për zhvillimet politike në Kosovë, rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid-19  dhe projektet e mëdha infrastrukturore.  “Kryeministri Hoti ka takuar për të dytën herë brenda pak ditësh Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Oliver Varhelyi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend, si dhe për procesin e rimëkëmbjes ekonomike pas përballjes me pandeminë Covid-19, duke përfshirë këtu edhe bisedën për projektet e mëdha infrastrukturore, të cilat janë pjesë e pakos së rimëkëmbjes. Në këtë takim u fol edhe për nevojën për strategji dhe protokolle të përbashkëta regjionale e evropiane për luftimin e pandemisë, ndërsa z. Varhelyi e siguroi kryeministrin Hoti se Kosova si pjesë e kontinentin është dhe do të jetë pjesë e kësaj strategjie.”- shkruhet në njoftimin zyrtar.

Shto Koment