Aktualitet

Nesër skadon ora policore për kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00! Çfarë do të vendosin ekspertët për ditët në vijim

Këto masa të cilat hynë në fuqi në datë 11 Nëntor ishin të vlefshme për tre javë, ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan se në varësi të situatës do të njoftohen kufizime të reja. Tre javë më parë MSH njoftoi se kufizimi i lëvizjes do të bëhej nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit si dhe rekomandoi punën nga shtëpia për administratën.
Featured image of article: Nesër skadon ora policore për kufizimin e lëvizjes pas orës 22:00! Çfarë do të vendosin ekspertët për ditët në vijim Foto ilustruese

SHQIPËRI- Ditën e nesërme përfundon ora policore e vendosur nga Komiteti i Ekspertëve tre javë më parë. Komiteti për shkak të shtimit të rasteve me Covid-19 para tre javësh vendosi ndalimin e qarkullimit dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00.

Këto masa të cilat hynë në fuqi në datë 11 Nëntor ishin të vlefshme për tre javë, ndërkohë autoritetet shëndetësore njoftuan se në varësi të situatës do të njoftohen kufizime të reja. Tre javë më parë MSH njoftoi se kufizimi i lëvizjes do të bëhej nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit si dhe rekomandoi punën nga shtëpia për administratën.

“Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve”, njofton MSH.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në vendin tonë aktualisht vendimi i cili është ende në fuqi është ndalimi i grumbullimeve më me shumë se 10 persona.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 39014 persona të infektuara nga pandemia, ndërkohë që 822 prej tyre kanë ndërruar jetë. Rekord infektimesh dhe të vdekurish mban Tirana me disa vatra të nxehta.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment