Aktualitet

Ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para, nga nesër do flemë 1 orë më pak

Ky ndryshim i orës quhet ndryshe edhe ora verore pasi do të ketë më shumë orë me diell dhe më pak natë. Ndryshimi i orës do të ndodh në vende të ndryshme sipas orës lokale të secilit vend.
Featured image of article: Ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para, nga nesër do flemë 1 orë më pak Foto ilustruse

Nesër në orën 02:00 do të ndodhë ndryshimi i orës dhe akrepat do të ecin 60 minuta përpara. Kështu duke filluar nga nesër, të gjithë do të flemë një orë më pak dhe do të zgjohemi më herët për të filluar aktivitetin e përditshëm.

Ky ndryshim i orës quhet ndryshe edhe ora verore pasi do të ketë më shumë orë me diell dhe më pak natë. Ndryshimi i orës do të ndodh në vende të ndryshme sipas orës lokale të secilit vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Mbretërinë e Bashkuar, maksimumi që një ditë mund të zgjasë është në qershor kur dielli mund të rrihë 16 orë dhe 38 minuta. Studimet kanë treguar se ndryshimi i orës jep ndjesi të mirë në trup dhe minimizon rastet e aksidenteve në rrugë.

(d.k/dosja.al)

Shto Koment