Politike

Nesër mblidhet Këshilli Politik, ndërhyn edhe Meta: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të realizohen me konsensus, mos refuzoni kërkesën e opozitës

Pas kërkesës nga opozita jashtëparlamentare për një mbledhje të Këshillit Politik, Meta ka reaguar duke kërkuar respektimin pikë për pikë të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.
Featured image of article: Nesër mblidhet Këshilli Politik, ndërhyn edhe Meta: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të realizohen me konsensus, mos refuzoni kërkesën e opozitës Ilir Meta, president

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar konsensus nga të gjitha palët politike për të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhore. Pas kërkesës nga opozita jashtëparlamentare për një mbledhje të Këshillit Politik, Meta ka reaguar duke kërkuar respektimin pikë për pikë të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Më tej, kreu i shtetit ka shtuar se kërkesa e opozitës për ekspertizë nga OSBE/ODIHR nuk duhet refuzuar.

“Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit. Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave”, shkruan Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas takimit të djeshëm të Këshillit Politik, opozita propozoi të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve, por është shprehur gati për hapjen 100% të listave. Ndërkohë, Gjiknuri u shpreh se opozita duhet të dorëzojë draftet deri të premten, dhe të mos vonojë me qëllim implementimin e të gjitha ndryshimeve Kushtetuese.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment