Aktualitet

Testi i Letërsisë ngre në ‘këmbë’ maturantët, nesër sërish protestë para Ministrisë së Arsimit

Maturantët kanë bërë me dije se nesër ata do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit, në orën 11:00.
Featured image of article: Testi i Letërsisë ngre në ‘këmbë’ maturantët, nesër sërish protestë para Ministrisë së Arsimit Foto nga protesta

TIRANË- Maturantët do të dalin sërish nesër në protestë për të kontestuar testin e Letërsisë. Ata kanë bërë me dije se nesër ata do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit, në orën 11:00.

Gjimnazistët sot në Berat dhe në Tiranë janë ngritur sot në protestë një ditë pas provimit të Gjuhë-Letërsisë. Ata thonë se teza ishte shumë e vështirë dhe nuk kishte lidhje me shembujt për të cilët kishte njoftuar ministria e Arsimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata gjithashtu janë shprehur se kërkojnë ose ulje të pikëve që llogariten për të hyrë në universitet, ose uljen e peshës së provimit të gjuhë-letërsisë në këtë llogaritje.

(K.M/DOSJA.AL)

Shto Koment