SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË– Reperi ‘Stresi’ ishte i pranishëm në protestën që u zhvillua mbrëmjen e djeshme për vrasjen e Klodian Rashës, madje për mediat u shpreh se ishte ai që e organizoi duke e quajtur veten ‘Adem Jashari i dytë’.
Një deklaratë e tija e cila u përhap menjëherë në rrjetet sociale ishte ajo që të nesërmen do të arrestohej. Kjo gjë u bë reale pasi policia e Tiranës e ka shpallur në kërkim Stresin bashkë me disa persona të tjerë.
‘Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde më vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta “Klodianët”. Nesër do të arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë s’ka për t’u dorëzuar. Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni. Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë’- tha ditën e djeshme reperi.
Nis puna e Policisë post protestave të zhvilluara dje për vrasjen e Klodian Rashës. Arrestohen 3 organizatorët në Tiranë, ndërsa 2 të Durrësit janë në hetim. Policia ka bërë me dije se është shpallur në kërkim Stresi dhe 7 të tjerë, ndërsa 16 efektivë policie kanë mbetur të lënduar nga protestat. Ndërkohë sot efektivi Nevaldo Hadëraj që qëlloi mbi të riun del para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, në një kohë kur Prokuroria ka kërkar “arrest me burg”. Kryeministri Edi Rama flet sot për herë të parë për ngjarjen në orën 18:00, ndërsa është paralajmëruar një tjetër protestë që do të nisë në orën 16:00.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në prill të vitit 2019, policia e shtetit përdori gaz lotsjellës për të thyer rezistencën e banorëve të disa shtëpive në Bregun e Lumit në Tiranë, të cilët nuk ...
BRITANI E MADHE- Shqiptarët janë kthyer sërish në lajmin kryesor të mediave britanike. “DailyMail” ka publikuar një artikull ekskluziv lidhur me një prej rastev...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë ish-inspektorin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Qemal Zaimin.Në seancën e zhvilluar ...
GRAMSH– Një grua është gjetur e mbytur në liqenin e Banjës, në Gramsh. Viktima është e moshës rreth 53-vjeçare, ndërsa është gjetur pranë fshatit Gjergjo...
TIRANË– Faqja e Policisë së Shtetit në Instagram është zhdukur! Profili zyrtar i Policisë së Shtetit me më shumë se 65 mijë ndjekës është zhdukur nga rrjet...
Protesta e shoqërisë civile dhe rinisë të mërkurën (9.12) në Tiranë u shoqërua edhe me sulme ndaj institucioneve shtetërore, tentativa të protestuesve për të hy...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al ka në faqe të parë artikullin në lidhje me vdekjen e mje...
TIRANË– Nëna e vajzës 10 vjeçare e cila është abuzuar për dy vite me rradhë nga një 57 vjeçar ka dhënë dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen e...
DURRËS- Policia e Durrësit procedon penalisht dy persona, të cilat akuzohet se kanë grumbulluar qytetarë për të protestuar për vrasjen e Klodian Rashës, i ...