Sport

Nesër mund të vendoset fati i Superiores, Liga Profesioniste do të diskutojë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm

Në Takimin e Ligës Profesioniste të Futbollit, presidentet e klubeve do të diskutojnë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm për tu ndërmarrë në lidhje me situatën e krijuar
Featured image of article: Nesër mund të vendoset fati i Superiores, Liga Profesioniste do të diskutojë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm Liga Profesioniste
Përditësuar:

TIRANË– Në Shqipëri ende nuk dihet se kur do të fillojë sezoni i ri futbollistik. Klubet janë shprehur se do të vazhdojnë bojkotin nëse qeveria nuk pranon 4 kërkesat për lehtësirat fiskale.Të gjendur para një situate të tillë, klubet e futbollit të Kategorisë Superiore, kanë vendosur për një tjetër mbledhje të programuar për nesër në orën 11:00.

Në Takimin e Ligës Profesioniste të Futbollit, presidentet e klubeve do të diskutojnë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm për tu ndërmarrë në lidhje me situatën e krijuar.E pamundur të thuhet se cili do të jetë verdikti i takimit, pasi gjithçka do të varet nga opinioni i shumicës së klubeve që deri më tani kanë votuar unanimisht plotësimin e kërkesave ose bojkotin tanimë të konkretizuar, por pa një afat. Të gjitha opsionet janë në tavolinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment