Sport

Nëse po ëndërronit për miqësoret big, tani nuk ka shans t’i shihni më

Gjermani-Spanjë dhe Gjermani-Itali shtyhen pa afat
Featured image of article: Nëse po ëndërronit për miqësoret big, tani nuk ka shans t’i shihni më Foto ilustruese

Euro2020 u shty për shkak të koronavirusit, ndërsa Federata gjermane ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ndeshjet miqësore të programuara për muajin mars dhe prill.

Katër herë kampionët e botës kanë anuluar ndeshjet miqësore me Spanjën në Madrid më 26 mars dhe me Italinë në Nuremburg më 31 mars. Një vendim i vështirë, por i arsyeshëm.

Meshkujt nuk ishin të vetmit që anuluan ndeshjet e tyre, pasi dhe kombëtarja e femrave anuloi miqësoret me Malin e Zi më 14 prill dhe Irlandën më 11 prill.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Miqësoret janë anuluar dhe për ekipin U-21. Ata nuk do të luajnë miqësoret e tyre të marsit kundër Austrisë dhe Uellsit.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment