Rajoni

“Nëse nuk ka njohje reciproke Kosova nuk do t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje”/ Beqiri tregon të pathënat: Merkel e Macron na thanë ta përfundojmë dialogun deri në…

Ndër të tjera Beqiri është shprehur se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, përndryshe Kosova nuk do t'i përmbahet asnjë marrëveshjeje.
Featured image of article: “Nëse nuk ka njohje reciproke Kosova nuk do t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje”/ Beqiri tregon të pathënat: Merkel e Macron na thanë ta përfundojmë dialogun deri në… Emmanuel Macron, Angela Merkel, Avdullah Hoti dhe Aleksander Vucic

KOSOVË- Këshilltari i kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri ka zbuluar se kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron kanë thënë se dialogu me Kosovë-Serbi duhet të përfundojë deri në fund të vitit. Ndër të tjera Beqiri është shprehur se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke, përndryshe Kosova nuk do t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje. Beqiri shton se Merkel dhe Macron e kanë bërë të qartë se procesi i dialogut nuk duhet të jetë i pafund.

“Të gjitha tematikat që do të shtjellohen dhe të gjitha marrëveshjet tjera eventuale do të bien në ujë nëse nuk ka njohje nga Serbia. Kosova nuk ka asnjë obligim t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje nëse nuk ka njohje nga Serbia. Në takimin e ndërmjetësuar nga Merkel dhe Macron është bërë e qartë se ky nuk është një proces i pafund. Është përmendur edhe fundi i vitit si përmbyllje e procesit. Pra ka afat kohorë se kur do të përmbyllet dialogu,” tha ai RTV Dukagjini.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.K.dosja.al)

Shto Koment