Aktualitet

‘Nëse keni në trup me shumicë ACE 2, do infektoheni’/ Shkencëtarja Detina Zalli për covid-19: Virusi ka 2 tipe, 70% të infektuarve me tipin S, ka simptoma më të rënda

Studimi më i fundit, Detina Zalli: Faktori gjenetik i rëndësishëm. Proteina ACE 2 në trup, rrit mundësinë e infektimit nga Covid-19 E pathënë më parë, shkencëtarja Detina Zalli: Virusi ka 2 tipe, 70 përqind të infektuarve me tipin L me simptoma më të renda
Featured image of article: ‘Nëse keni në trup me shumicë ACE 2, do infektoheni’/ Shkencëtarja Detina Zalli për covid-19: Virusi ka 2 tipe, 70% të infektuarve me tipin S, ka simptoma më të rënda Detina Zalli

TIRANË- Shkencëtarja shqiptare Detina Zalli ka dhënë të reja lidhur me koronavirusin, gjatë një lidhje Skype me emisionin “360gradë”. Sipas saj, ka dy tipe të koronavirusit, L dhe S, ky i fundit ka infektuar rreth 70% të njerëzve.

Shkencëtarët kanë studiuar proteinat e virusit, dhe kanë dalë në konkluzion se një nga proteinat e virusit që quhet “spajk” aktivizohet shumë lehtë në krahasim me viruset e tjera dhe infekton qelizat e njeriut. Kjo bën që pse kanë kaq shumë infeksione. Studimet e fundit kanë dalë në konkluzionin se ka dy tipe të këtij virusi: tipi L dhe S. Tipi S është më i vjetri, po pjesa më e madhe janë infektuar më shumë nga tipi L, i cili shfaq simptoma më të rëndomta në disa persona. Kjo shpjegon vdekshmërinë e disa pacientëve më të vjetër dhe ata që kanë sëmundje,”-është shprehur ajo.

Më tej sipas saj, janë disa persona që prodhojnë më shumë proteinë ACE 2, sasia e të cilës sa më e madhe të jetë në trup, aq më shumë rriten shanset për t’u infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një faktor që luan rol është gjenetika. Disa persona mund të kenë gene që prodhojnë një proteinë që quhet ACE 2. Sa më shumë të kesh nga kjo proteinë aq më shumë ke shanse që të infektohesh nga ky virus, pasi futet shumë lehtë brenda kur numri i kësaj proteinë është i lartë. Ky është një studim që ka dalë para dy ditësh,”-ka shtuar Zalli. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment